Politike

Basha: 94% e të rinjve që studiojnë jashtë nuk kthehen në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ikja pa kthim e të rinjve jashtë vendit përbën një problem madhor.

“36 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri? Përgjigja: 94%.

Rrjedhja e trurit përbën një problem madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e shoqërisë dhe ekonomisë”, shkruan Basha.

Kryetari i demokratëve ka prezantuar tanimë një program për të rinjtë, duke e fokusuar vëmendjen tek idetë inovatore dhe cilësia e arsimimit.

Basha ka premtuar se 10 mijë studentëve më të mirë do tu ofrohen praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj.

 Për studentë që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj, Basha ka premtuar se  do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master.

Ndërsa ata që vijnë nga familje me mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e tarifave universitare


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë