Politike

Gjiknuri: Mandati i tretë i PS, do të jetë mandati i fshatit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputeti Fate Velaj, u takuan me banorët e njësisë administrative Qendër, në fshatin Panaja.

Gjiknuri tha se ky mandat do të jetë i fshatit, mandati ku synohet të shtrihen investimet në zona rurale dhe do të ketë vëmendje të shtuar kryesisht në infrastrukture.

“Këto vite në Vlorë janë bërë shumë ndryshime. Ju e shihni që Vlora është bërë poli më i rëndësishëm i investimeve në Shqipëri.

Një miliard euro janë investuar dhe po investohen në Qarkun e Vlorës. Edi Rama ka një projekt politiko-ekonomik për Vlorën e cila po kthehet në një markë, që do t’ju vlejë investimeve në turizëm.

Nuk kemi investuar thjesht në një rrugë apo shëtitore, kemi investuar aty ku mund të gjenerohen të ardhura, të krijohet ekonomi.

Fakti që po bëhet një aeroport do ti japë të gjithë kësaj zone një vlerë tjetër. Ju merreni kryesisht me bujqësi, por nëse i gjithë ky zhvillim do të sjellë më shumë kërkesë në treg për prodhime bujqësore do të gjenerojë vende pune. Më shumë kujdes synohet për fermerët, mbështetja ndaj të cilëve tashmë ka nisur me skemat e subvencionimit të karburantit dhe kartën e fermerit, ndërsa mandati i tretë do ta kthejë zonën në një pol të rëndësishëm ekonomik”, tha Gjiknuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë