Bota

Rinis vaksinimi me AstraZeneca në Europë

Pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave e cila rekomandoi vazhdimin e vaksinës së ‘AstraZeneca’ disa shtete evropiane vendosën të rinisin procesin e injektimit me dozat e Oxford por vende të tjera europiane janë ende dyshuese e kërkojnë më shumë siguri.

Autoritetet në Francë, Gjermani, Itali bën me dije se vaksinimi me ‘AstraZeneca’ nis gjatë ditës së sotme.

Ndërsa Spanja  pritet të nis ditën e mërkurë  pasi dëshiron të ri shohë raportin e Agjencisë Evropiane të Barnave  dhe do të rivlerësojë se cilat grupmosha do të marrin dozat e kësaj vaksine.

Sipas hetimit shkencor nga Komiteti vlerësues i Agjencisë, nuk ka lidhje ndërmjet rasteve me mpiksje gjaku dhe përdorimit të vaksinës. Sipas tyre vaksina është e sigurt dhe efektive. Edhe te tjera shtetet sikundër Letoni Lituani do të rinisin përdorimin me dozat e vaksinës së Oxford.

Por ky përfundim duket se nuk ka bindur disa shtetet të cilat shprehen se do të vijojnë të mbajnë të pezulluar vaksinimin me ‘AstraZeneca’.

Një vendim të tillë e kanë marrë autoritetet në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë.  Ata shprehen se do të rishohin vendimin e EMA se përfitimet nga vaksina tejkalojnë rreziqet.

 Suedia është duke hetuar rastet me mpiksje gjaku në vend  edhe në Danimarkë autoriteti shëndetësor është duke monitoruar disa raste të rralla të problemeve pas vaksinimit me “AstraZeneca”, dhe në përfundim të  monitorimit do të vendosin nëse do të vijojnë procesin e injektimit me vaksinën e prodhuar nga Oxford dhe ‘AstraZeneca’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë