Parisi dhe zona përreth tij, së bashku me 15 rajone të tjera franceze do të hyjnë në karantinë për katër javë, duke filluar nga mesnata e së premtes.
Pasi Nisa dhe Dunkirk hynë në karantinë përgjatë fundjavës gjatë gjithë muajit shkurtit për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, vëmendja e Francës është kthyer tek Parisi, ku situata është përkeqësuar për javë të tëra.
Të hënën më 15 mars, ministri francez i shëndetësisë Olivier Véran tha se situata në rajonin e Parisit po dilte jashtë kontrollit. “Çdo 12 minuta natën dhe ditën, një parisian pranohet në kujdesit intensiv”, tha ai.
Rregullat e reja të shpallura nga Kryeministri Jean Castex mbrëmjen e kaluar përcaktojnë që dyqanet jo-thelbësore duhet të mbyllen dhe që njerëzit nuk lejohen të udhëtojnë jashtë zonës së tyre të shtëpisë pa një “arsye të domosdoshme”. Kjo do të thotë se parizienët nuk do të mund të udhëtojnë në fundjavën e Pashkëve për të takuar familjarët, pasi kalimi nga një rajon në tjetrin është i ndaluar.
Sidoqoftë, ndryshe nga bllokimi i marsit të vitit të kaluar, banorët e 16 rajoneve mund të dalin të ecin në këmbë ose me biçikletë, të stërviten dhe të bëjnë sport për aq kohë sa ata dëshirojnë, por në një distancë prej 10 km nga shtëpia.
Ata mund të shkojnë në objektet e adhurimit, madje edhe në parukeri pasi këto do të qëndrojnë të hapura. Qytetarët nxiten të punojnë nga shtëpia të paktën katër ditë në javë. Ndërkohë nga ora 18:00 e pasdites deri në 6:00 të mëngjesit në të gjitha rajonet në izolim dalja nga shtëpia është e ndaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje