Politike

Patozi: Bindja Demokratike synon më shumë se dy mandate në Kuvend

Bindja Demokratike synon të marrë më shumë se 2 mandate zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  

Astrit Patozi tha se ky është synimi i Bindjes Demokratike gjatë prezantimit të 36 kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.

“Pritshmëritë e Bindjes Demokratike, nënvizoi ai, nuk janë për të fituar një apo dy mandate, por për të marrë më shumë se dy, sepse  kandidatët kanë potencialin dhe vullnetin e duhur”.

Astrit Patozi tha se listat e Bindjes Demokratike  janë të hapura dhe në parlament do të shkojnë pikërisht ata apo ato, që marrin më shumë vota.

Patozi theksoi se rëndësi të madhe ka edhe bashkëpunimi, përveç konkurrencës, në mënyrë që kandidatët të bëhen edhe ndihmë për njëri-tjetrin, sepse në këtë mënyrë rezultati do të jetë edhe më i mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë