Bota

Greqi, teste të shpejta falas për qytetarët në farmaci

Greqia ka vendosur të furnizojë vendin me teste të shpejta në masë që qytetarët të munden t’i bëjnë falas vetem me të dhënat e sigurimeve shëndetësore. Një individ mund të bëjë 4 teste në një muaj, 1 për çdo javë duke nisur nga fundi u marsit.
Shteti fqinj gjithashtu zgjeroi orarin e lëvizjes në 05:00-21:00 nga 05:00-19:00 që ishte gjatë fundjavave.
Greqia po vuan infektimet masive me 2785 infektime në ditë dhe mbi 600 pacientë të intubuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë