Bota

Bidenin e “merr era”, rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit (Video)

Udhëtimi i presidentit amerikan në Atlanta, Xhorxhia, për një takim institucional me komunitetin aziatiko-amerikan, filloi me një situatëë të pazakontë, për fat të mirë pa pasoja.

Teksa po ngjiste shkallët e avionit presidencial, “Air Force One”, Biden rrëshqiti tre here, madje duke u rrëzuar, por pa pësuar lëndime fizike.

Përfundimisht ai arriti të hipte në bord, por para se të hynte në kabinë, ai u kthye për të përshëndetur fotografët dhe kameramanët që kishin përjetësuar incidentin.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë, tha se incidenti ndodhi  pasi kishte “mot me shumë erë.”

Zëdhënësja e shtypit, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve brenda avionit presidencial, se edhe ajo vetë gati ishte rrëzuar nga era.

“Ishte mot shumë me erë jashtë. Edhe unë desh u rrëzova duke u ngjitur në shkallët”, tha Jean-Pierre, duke shtuar se nuk ka arsye për shqetësime mbi shëndetin e Biden, pasi ai “është në 100 të formës.”

Sipas shërbimit meteorologjik amerikan, zona e Maryland është përshkruar nga erëra me shpejtësi nga 30 deri në 40 km në orë.

Por gjithsesi erërat nuk penguan avionin të ngrihej për udhëtimi drejt Atlantas, ku Biden do të takohet me liderët komunitarë, pas masakrës me tetë të vrarë nga komuniteti aziatik, në tre qendra masazhi.

Ndërkohë, djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump Jr, ka ironizuar rrëzimin e presidentit Biden , teksa po ngjitej shkallëve për të hipur në aeroplan.

Nëpërmjet një video-montazhi të postuar në llogarinë e tij në Twitter, shihet Donald Trump, i cili godet topin e golfit në një fushë, ndërsa në pjesën e dytë të videos duket sikur topi e godet prapa kokës Biden në momentin e rrëzimit.

Krahas videos ai kishte shkruar:” Nuk ishte era njerëz,” duke iu referuar njërës prej arsyeve të rrëzimit sipas Shtëpisë së Bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë