UEFA ka publikuar së fundi renditjen e klubeve europiane, duke iu referuar paraqitjes së tyre në kampeticionet që ajo organizon, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës. Klubi shqiptar me pozicionin më të mirë në këtë renditje është Kukësi, që mban vendin e 194-t, me 6000 pikë.
Pastaj vjen Partizani, por shumë vende më poshtë, konkretisht në vend të 263-të. Laçi renditet në vend të 285-të, Tirana në vend të 338-të, kurse Tuta vjen pas saj, në vendin e 339-të.

Skënderbeu ka qenë ekipi shqiptar me pozicionin më të mirë renditjen e UEFA-s, pasi shkoi dy herë deri në fazën me grupe të Ligës së Europës. Por pas dënimit dhe mungesës në kompeticionet europiane, klubi korçar ka pësuar një rënie të fortë dhe aktualisht mban vendin e 289-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje