Futboll

Real-Barcelona, duel i fortë në distancë për Haland dhe Alaba

Priten goditje të rëndësishme në merkaton e verës nga dy gjigantët e futbollit spanjoll dhe atij europian, Real Madrid dhe Barcelona. Mediet spanjolle kanë zbuluar emrat e lojtarëve që do t’i bashkohen shumë shpejt La Ligës dhe janë emra mjaft të rëndësishëm, problemi është se kush do ta fitojë garën në distancë: madrilenët, apo katalanasit?

Në krye të listës së dy klubeve të mëdha janë emrat e sulmuesit Erling Haland dhe mbrojtësit David Alaba, që të dy në Bundesligë aktualisht, i pari me Borusia Dortmund dhe i dyti me Bajern Mynih.

David Alaba. Gazeta Si, 20 mars 2021

Johan Laporta, presidenti i ri i Barcelonës, ka premtuar blerje të bujshme, një mënyrë kjo për të garantuar edhe qëndrimin e Mesit te katalanasit. Haland është objektivi kryesor i tij, por për ta veshur me fanellën e Barcelonës duhet të fitojë konkurrencën me Realin, që duket se e josh më shumë futbollistin norvegjez. E njëjta situatë edhe me Alabën, që ka vendosur të largohet nga Bajerni në fund të sezonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë