Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi në Fier, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se “problemi” i papunësisë në Shqipëri është se “disa duan punë duke ndenjur në kafe”
“Ajo që më shumë përshtypje, revolta ime ndaj një individi të tillë, që në fakt nuk është më revoltë por është neveri, qe thotë se të rinjtë e të rejat rrinë në kafe se punë ka e do marrim të rinj të huaj nga jashtë.
Si mund të rrish në kafe ku të rinj e të reja po ikin jashtë ku familjet kanë harxhuar para për të marrë diplomën e fëmijëve, nuk është se është turp për të punuar, por kur je inxhinier nafte e të punosh kamarier, kur je ekonomist e të punosh recepsionist, s’mund të thuash që s’ka vende pune.
Pra ne kemi një kryeministër që e shtyn rininë tonë të ikë në emigracion që stimulon shpopullimin, largon të rinjtë e të rejat nga Shqipëria e sjell njerëz që nuk kanë asnjë lidhje emocionale, historie e kulturore me Shqipërinë”, tha Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë.
“S’mund ta quaja nacionaliste, se nuk mendoj që ka njeri nga ne të lejojë të hyjë një njeri në shtëpitë tona, dhe Shqipëria s’mund të jetë han pa porta ku mund të hyjnë e të dalin sa të duan, se duam apo s’duam kemi luftuar për të, është një vend që kemi kontribuuar të gjithë, s’mund të lejojmë të rinjtë e e të rejat të largohen”, vijoi ajo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje