Politike

Rama për Vuçiç: Hartë leshi, luan me kukulla. Nëse Kosova nuk siguron dozat, i vaksinojmë ne mjekët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç shkaktoi debat kur publikoi në Instagram një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb.

Nga Kukësi, ku nisi sot procesi i vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës, Rama tha se “në të tashmen jemi absolutisht një”.

Harta e publikuar nga Vucic

“Krejt e natyrshme të jemi dy shtete e të jemi një kufi, është krejt e thjeshtë dhe krejt e natyrshme që Kukësi të funksionojë si një bazë e përbashkët. U vonua pak pala tjetër po më mirë kështu që kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla në Facebook….”, tha Rama duke u fokusuar më tej tek procesi i vaksinimit.

“Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e tmerrshme për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. I kam thënë Blerimit (Kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës) që jemi gati të vazhdojmë.

Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe menjëherë do të shkojmë më tutje. Mjekët, infermierët e Kosovës ne nuk do ti lëmë vetëm. Inshalla vaksinat të shkojnë së shpejti në Kosovë. Janë 11 mijë mjekët e Kosovës. Do i bëjnë nëse nuk do të bëhet e mundur me vaksinat që do të marrë vetë Kosova“, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë