Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë ditën e martë në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për të shfuqizuar vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që i hoqi nga lista kandidatët e tepërt për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas interpretimit të ligjit nga ana e Komisionerit Celibashi, Partia Demokratike kishte shkelur Kodin me dorëzimin e listave me më shumë kandidatë. Ai vendosi regjistrimin e tyre, por duke hequr kandidatët e tepërt dhe duke lënë për të 12 qarqet numër kandidatësh të barabartë me numrin e mandateve.
Relator gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese nga ana e Partisë Demokratike është zgjedhur me short anëtari i KAS-, Elvis Çefa.
PD e cilësoi vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos regjistruar të plota e listat e koalicionit të padrejtë dhe të paligjshëm dhe të diktuar nga interesat politike të mazhorancës.
“Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, mazhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet”, thuhet në deklaratën e PD.
PD thotë se pavarësisht këtyre përpjekjeve, koalicioni opozitar i udhëhequr prej saj nuk mund “të ndalohet për të sjellë ndryshimin në Shqipëri më 25 prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje