Politike

CV skandaloze të kandidatëve për deputetë

Gjatë vëzhgimit dhe analizave të punës së Kuvendit aktual, Instituti i Studimeve Politike ka dalë në përfundime se legjislatura 2017-2021 është legjislatura më e dobët në krahasim me ato pararendëse.

Por, çfarë pritet më 25 prill? ISP shuan entuziazmin. Instituti ka publikuar jetëshkrimet e disa prej kandidatëve për deputetë, qoftë të PS, qoftë të PD.

“Ja disa ilustrime: një kandidat që nuk e ka idenë se një individ nuk mund të jetë “anëtar i Këshillit të Europës” por mund të jetë në ndonjë komision pune të tij; një kandidat që quan aktivitet politik dhënien e disa donacioneve ushqimore më 2016 dhe për vitin e ri 2018; një kandidat që ende nuk është bindur (e përsëriti edhe më 2017) se në botën e sotme nuk ka pasur dhe nuk ka “fakultet ndërkombëtar” dhe se ata që ia kanë sjellë diplomën duhet ta kishin sqaruar; një kandidat që quan aktivitet politik “marrjen me biznes” dhe ndofta ka të drejtë…:)); një kandidat/deputet që kaloi 10 vite shofer përpara se të bëhej biznesmen e politikan; një kandidat që tek datëlindja vendos numrin e telefonit; një kandidat që zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk i quan zgjedhje për pushtetin qendror; e së fundi, një kandidat që ende nuk e di se Kuvendi i Shqipërisë nuk quhet më “Kuvendi Popullor”, thotë ISP.

Në lupën e ISP ka kaluar edhe CV e Edi Ramës dhe e Lulzim Bashës. Kryeministri ka dorëzuar të njëjtin jetëshkrim si në 2017, ndërsa Basha i ka rënë më shkurt, por duke ngatërruar gjithashtu një datë/vit.

Vetë Rama ka dorëzuar në KQZ një CV përshkruese të tij të hartuar më 2017 por që siç duket, ashtu si premtimet, vlejnë edhe për 2021, kurse Basha i ka rënë shkurt, por duke ngatërruar datën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë