Bota

Merkel pro vaksinës ruse: Nuk presim miratimin e BE-së

Kancelarja gjermane Merkel ka deklaruar së fundmi se është e gatshme të porosisë në mënyrë të pavarur vaksinën ruse Sputnik V dhe se nuk do të presë miratimin e Agjencisë Europiane të Barnave. Kancelarja thekson se Gjermania, tashmë e përfshirë nga vala e tretë e pandemisë dhe duhet të mësohet me idenë e rikthimit të karantinës.

“Prej kohësh mendoj se duhet të shfrytëzojmë çdo vaksinë të miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave. Është e qartë që do të preferoja miratimin europian për marrjen e vaksinës ruse. Por nëse një vendim i tillë nuk vjen, do të vendosim vetë”.

Ndërkohë që  ka nisur vaksinimi me AstraZeneca, Merkel deklaroi po ashtu se Pfizer ka garantuar 580 mijë doza më shumë për Gjermaninë, ndërkohë që vendet e tjera europiane do të vazhdojnë vaksinimit vetëm me dozat e blera nga Komisioni Europian.

Përballë një fushate vaksinimi ende të ngadaltë, as 9% e gjermanëve ka marrë dozën e parë dhe 3.5 për qind dhe dozën e dytë. Merkel këmbëngul se deri në fund të verës çdo gjerman do të ketë marrë të paktën një dozë, por ky skenar duket i vështirë për t’u përmbushur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë