Ne rrjet

Nga Franca në Serbi. Protesta në të gjithë Europën kundër izolimit

Mijëra njerëz janë hedhur në demonstrata në një sërë vendesh europiane kundër masa kufizuese dhe karantinës, pasi Franca dhe Polonia vendosën bllokime të reja të pjesshme dhe vendet e tjera europiane po konsiderojnë lëvizje të ngjashme për të frenuar rritjen e rasteve të reja.

Gjermania, Holanda, Austria, Bullgaria, Zvicra, Rumania, Serbia, Polonia, Franca dhe Britania po përballen me demonstrata dhe protesta të ashpra nga qytetarët që thonë se janë lodhur nga izolimi. Përvec thirrjeve se kufizimet shkelin të drejtat dhe liritë themelore, në demonstratat gjithashtu paraqitën një element të fortë të mohimit të ekzistencës së pandemisë, të nxitur nga keqinformimi. “Ndaloni terrorin e koronavirusit” ose “COVID është një mashtrim” ishin parulla të zakonshme në protesta.

Protesta në Zvicër

Qindra njerëz, kryesisht pa maska mbrojtëse, demonstruan në Beograd kundër masave të fundit kufizuese që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit. Pankartat kundër vaksinimit mund të shiheshin së bashku me pankarta që shfaqnin mesazhe anti-migrantë dhe kundërshtonin pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Disa tubime degjeneruan në përplasje me policinë. Në Mbretërinë e Bashkuar të paktën 36 persona u arrestuan dhe disa oficerë policie u plagosën gjatë një proteste në Londër. Një protestë e ngjashme u zhvillua në Mançester.

Përplasje të ashpra pati edhe në Kassel, në Gjermaninë qendrore, ku policia federale përdori gaz lotsjellës, shkopinj dhe uji për të shpërndarë rreth 20,000 protestues të cilën dolën në demostratë, pavarësisht nga një ndalim gjykate. Policia tha se disa persona u ndaluan.

Protesta në Gjermani

Shumë protestues nuk mbanin maskave ndërkohë që disa protestues sulmuan oficerë dhe disa gazetarë. Pati gjithashtu konfrontime midis demonstruesve dhe kundër-protestuesve.

Infeksionet nga viruset janë rritur përsëri në Gjermani javët e fundit dhe me variantin e ri britanik që dominon në vend, qeveria pritet të vendosë javën tjetër një tjetër izolim. Të premten Kancelarja Angela Merkel tha se vendi do të duhet të përdorë një “frenë emergjence” dhe të ndryshojë relaksimet e kufizimeve.

Në Finlandë, policia vlerësoi se rreth 400 njerëz, pa maska, u mblodhën në kryeqytetin e Helsinkin, për të protestuar kundër kufizimeve. Demonstrata më të vogla u panë në qytete të tjera finlandeze.

Protestë në Vienë

Më shumë se 1.000 protestues kundër vaksinave dolën në rrugë në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht ndërkohë që qeveria vendosi kufizime më të ashpra. Turma, kryesisht pa maska, mbante flamuj dhe parulla të tilla si “Bllokoni vaksinimin” dhe “Ndalni frikën!”. Partia e djathtë ekstreme AUR e Rumanisë ka mbështetur fuqimisht ketë protestë.

Në Austri, rreth 1.000 njerëz protestuan kundër masave kufizuese pranë stacionit qendror të trenit të Vjenës. Policia gjobiti disa qytetarë që nuk kishin veshur maska.

Protesta në Suedi

Në Zvicër, më shumë se 5,000 protestues u takuan në kryeqytet për një marshim të heshtur. Shumica nuk mbanin maska dhe disa mbanin banderola me parulla si “Vaksinimi vret”.

Kjo valë pakënaqësie përkoi me hyrjen në fuqi të një bllokimi të tretë në pjesën më të madhe të Francës, përfshirë Parisin, duke prekur 21 milion njerëz.

Polonia gjithashtu filloi një izolim të pjesshëm në të gjithë vendin, i katërti që nga fillimi i pandemisë. Pavarësisht nga kufizimet, një protestë masive u mbajt në protestë në Varshavë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë