Bota

Donald Trump, gati të kthehet në mediat sociale me një platformë të re

Donald Trump nuk dorëzohet kurrë. Pas dëbimit nga platformat sociale, Tëitter dhe Facebook, ai është gati të kthehet për të bërë të dëgjohet zëri i tij.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i tij, Jason Miller. Brenda dy ose tre muajve, përmes një platforme ‘ad hoc’ në internet, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kthehet në mediat sociale.

Jason Miller është i bindur se ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, do të tërheqë “dhjetëra miliona” përdorues të rinj.

“Do të jetë propozimi më interesant në mediat sociale”, tha ai.

“Do të ripërcaktojë plotësisht lojën dhe të gjithë do të presin për të parë se çfarë po bën presidenti Trump, por do të jetë platforma e tij”, – shtoi zëdhënësi.

Miller, vijoi se ish-presidenti është kontaktuar nga kompani të shumta dhe është në diskutime me grupe pune për platformën e re.

“Kjo platformë e re, do të jetë e shkëlqyeshme. Të gjithë e duan atë dhe ai do të sjellë miliona e miliona njerëz në këtë platformë”, – shpjegon Miller.

Njoftimi vjen pasi Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale, të tilla si Facebook, me pretendimin për nxitjen e tij për të sulmuar selinë e Kongresit Amerikan në 6 janar për të penguar certifikimin e zgjedhjes së presidentit Joe Biden.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë