Politike

Patozi ironizon: 29 vjet më parë, Rama dhe Basha rrëzuan komunizmin

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike ka ironizuar Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, me fitoren e parë të PD në zgjedhjet e 22 Marsit 1992, 14 muaj pas themelimit të saj

“Si sot e 29 vjet më parë Luli dhe Edi rrëzuan komunizmin dhe na sollën demokracinë në Shqipëri.

Pastaj na futën në NATO, na hoqën vizat, ndërtuan Rrugën e Kombit, transformuan Tiranën, ndërtuan Kullën Red në Korçë, përballuan tërmetin, mundën pandeminë e COVID 19, po na çojnë me shpejtësi drejt Europës, e të tjera, e të tjera si këto…

Më 25 prill duan t’ia nisin nga e para për një 30 vjeçar tjetër si ky, që hoqëm e lamë pas.

Ndaj edhe nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i fusim një mendje të lehtë dhe të festojmë sot, sepse të ardhmen e kemi të garantuar…”, shkruan Patozi, duke uruar festën e Sulltan Nevruzit.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë