Të paktën dhjetë vetë, duke përfshirë një polic, u vranë nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në Boulder, Kolorado, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Imazhet e transmetuara nga disa media lokale, treguan një burrë të bardhë me pantallona të shkurtra dhe pa këmishë, të prangosur nga policia. Mediat raportojnë se ai dukej se ishte plagosur me armë zjarri në krahun e djathtë dhe në këmbë.
Kjo është një tjetër tronditje për për Amerikën brenda një jave, pak ditë pas masakrës në qendrat e masazhit në Atlanta, ku mbetën të vrarë 8 persona.
Por nga ana tjetër, rikthen historitë e përgjakshme në Kolorado, e cila ka qenë kryefjalë ndër vite për masakrat e shkollës së mesme në Columbine dhe në kinemanë “Aurora” gjatë premierës së filmit “Joker”.
Policia e Boulder-it, flet për një “tragjedi” dhe një “makth” në përshkrimin e asaj që ndodhi.
Por siguron, që “komuniteti mund të jetë i sigurt: nuk ka më rreziqe”, thotë shefi i policisë, Maris Herold.
Alarmi nisi pak pas orës 14:30 me kohën lokale: agjenti i parë që mbërriti, ishte Talley 51-vjeçar, i vrarë nga vrasësi.
Në orën 2:49 pasdite, një postim i policisë, u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë larg zonës.
Në të njëjtën kohë, një vendosje masive e zbatimit të ligjit u regjistrua në zonë, përreth ndërtesës së supermarketit.
“Duhet të dorëzohesh dhe të dalësh me duart lart”, – i tha një oficer me megafon vrasësit, i cili ishte ende brenda “King Soopers”.
Pas pak, një burrë i bardhë i prangosur me pantallona të shkurtra, pa këmishë dhe me një këmbë të përgjakur, u pa i shoqëruar nga dy oficerë.
Është e paqartë, nëse burri është vrasësi i dyshuar. Në fakt, policia nuk zbuloi shumë detaje: në dy konferenca shtypi me një orë e gjysmë larg nga njëra-tjetra, ata u kufizuan në raportimin e numrit të viktimave dhe duke thënë se vrasësi i pretenduar, është i plagosur, por në prangat e policisë.
“Do të duhen të paktën pesë ditë për të përfunduar hetimin”, – shtuan oficerët, duke shpjeguar se alarmi i dytë në një zonë ngjitur me supermarketin, ishte i rremë.
Dëshmitarët tregojnë për disa minuta frikë dhe kaosi. “Ai nuk tha asnjë fjalë: hyri dhe hapi zjarr”, – thonë disa, duke e përshkruar vrasësin të armatosur me një “pushkë AR-15”.
Një djalë e deklaron veten me fat që mbijetoi: “Rrezikova të vdes, pasi shkova në supermarket vetëm për një sodë dhe një pako patina”.
Një burrë tregon për vajzën dhe mbesat e tij të rreshtuara brenda qendrës së vaksinave Covid-19: për mediat, ai përshkruan në detaje arratisjen e tyre në një banjë dhe telefonatat e dëshpëruara.
Ndërkohë, incidenti në Boulder, rindez debatin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kthen në qendër të vëmendjes presidentin Joe Biden, i thirrur në provë për t’iu përgjigjur një tragjedie tjetër në SHBA me armëve të zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)














Lini një Përgjigje