Politike

Topalli: Vota e 25 Prillit, përcaktuese si do jesh nesër

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli thotë përmes një postimi në Facebook se vota e 25 Prillit do të jetë vendimtare për dekadën.    

 “Në funksion të vendimeve që merr çdo qytetar do varet se ku do jesh nesër e si do jesh nesër.

Lëvizja për Ndryshim me Nr.11 ka hyrë në këto zgjedhje në betejë për të filluar ndryshimin.

Ne jemi kundra 3 kryetarëve, kundra kalbësirës së jetës aktuale politike, kundra korrupsionit dhe varfërisë së dhimbshme që ka përfshirë numrin më të madh të familjeve shqiptare në 3 dekada.

Ne synojmë të zëvendësojmë politikën cinike  aktuale me politikën e shpresës…”, shkruan ajo.

Topalli ka një thirrje për votuesit.

“Mendoni për jetën tuaj. Mos mendoni për kryetarët e partive…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë