Politike

Kriteri i ri për të qenë deputet? Bëhu drejtor. Mbi 54 në listat e kandidatëve

Nuk janë një dhe dy por 54 drejtorë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.

ISP shkruan se pas verifikimit të kandidatëve, vetëm dy prej tyre kanë dhënë dorëheqjen. Madje, njëra është vetpezulluar, Dallëndyshe Bici e IKMT-së.  

“Kandidatë dhe drejtues të enteve publike! Nga lista e kandidatëve të mazhorancës, vetëm 2 kanë dorëzuar dorëheqjet me dokumentet e kandidimit, megjithatë ende nuk ka njoftim zyrtar nga titullarët nëse ‘janë pranuar’ dorëheqjet e tyre.

Sot dha dorëheqje edhe një drejtor në Fier, por janë më shumë se 54 kandidatë që duhet të japin dorëheqje për shkak të papajtueshmërisë midis postit që mbajnë dhe qenies kandidat zyrtar për deputet.

Që zgjedhjet të ofrojnë standarde më të larta të barazisë në garë, lirisë së votimit dhe ndershmërisë në integritet, nuk mjafton vetëm qenia “proceduralisht” korrekt, do të duhet që legjislacioni të zbatohet në frymë dhe përmbajtje. Ndarja e qartë e pozitës shtetërore me atë elektorale është një prej para-kushteve për standardet zgjedhore”, thuhet në njoftimin e  ISP.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë