Momente paniku tek Ateltiko Madrid. Musa Dembele, sulmuesi 24-vjeçcar i ekipit spanjoll, i marrë në huazim në merkaton e janarit nga Lioni, përfundoi në spital, pasi humbi ndjenjat gjatë stërvitjes së sotme. Më pas gjendja e tij është stabilizuar.
Shokët e skuadrës u frikësuan kur e panë të shtrirë në fushë. Francezi u transportua menjëherë në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u kthye në shtëpi me makinën e tij. Tani është në pritje të disa analizave specifike.
Skuadra ishte duke kryer ushtrime të zakonshme, kur Dembelesë i ra të fiktë. Ai u rrëzua në fushë me shpinë, reagimi i shokëve dhe stafit mjekësor ishte shumë i shpejtë. Disa lojtarë vrapuan drejt ambulancës që ishte në qendrën stërvitore për të marrë barelën. Sipas asaj që ka bërë me dije klubi spanjoll pas analizave të kryera në spital, lojtari ka pasur një luhatje tensioni.
Gjatë orëve që kaloi në spital, nga mbikqyrja e mjekëve është konstatuar se të gjithë parametrat ishin brenda normës së caktuar për futbollistin, ndaj dhe ai është kthyer në shtëpi me makinën e tij. Janë përjashtuar problemet e mundshme me zemrën apo organe të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje