Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me z.Manfred Weber, kryetar i grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian atë të Partisë Popullore Europiane.
“Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bejë progres në procesin e integrimit në BE. Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpara në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me Weber.
Nga ana e tij, Manfred Weber u interesua për standardet dhe infrastrukturën zgjedhore, më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës, dhe në përgjithësi me aksesin në infrastrukturë për aktivitetin politik të PD.
Ai theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje