Bota

Përleshjet në Birmani, policia vret vajzën 7-vjeçare

Një vajzë shtatë vjeçare u vra nga forcat e sigurisë në Mandalay.

Familja e vajzës së vogël denoncoi vrasjen sipas asaj që raporton BBC, duke u bërë viktima më e re në shtypjen pas grushtit të shtetit muajin e kaluar.

Gazeta lokale “Myanmar Now”, raporton se ushtria hyri në shtëpinë e tyre në periferi të Chan Mya Thazi dhe qëlloi babanë e saj, por në vend të tij, goditën vajzën që ishte në krahët e burrit.

Vajza e vogël, emri i së cilës ishte Khin Myo Chit, është viktima më e re e shtypjes ushtarake. Ndërkohë që vëllai i saj 19-vjeçar, u arrestua.

“Ata shkelmuan derën për ta hapur atë”, tha motra e viktimës, 25-vjeçarja May Thu Sumaya.

“Kur dera ishte e hapur, ata e pyetën babanë tim, nëse kishte ndonjë person tjetër në shtëpi. Kur ai tha jo, ata e akuzuan për gënjeshtër dhe filluan të kontrollonin shtëpinë”, vijoi e reja.

Ky ishte momenti kur Khin Myo Chit vrapoi drejt babait të saj për t’u ulur në prehrin e tij. “Pastaj ata e qëlluan”, tregon May Thu Sumaya.

Sipas organizatës “Save the Children”, mbi 20 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i protestave në ditët e para të shkurtit.

Ushtria flet për 164 viktima, ndërsa Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), vlerëson se numri i të vdekurve gjatë shtypjes, është të paktën 261.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë