Bota

Merkel tërheq izolimin total në Gjermani: Ishte një gabim

“Ishte një gabim dhe gabimet duhet të korrigjohen me kohë, kjo është akoma e mundur. Unë marr përgjegjësinë time për këtë”.

Sipas gazetës “Der Spiegel”, kjo është ajo që ka deklaruar kanelarja Angela Merkel, në fillim të samitit me krerët e rajoneve, duke njoftuar anulimin e bllokimit të përforcuar për Pashkë në Gjermani.

“Do t’i kërkoj falje vendit”, – mësohet të ketë shtuar gjithashtu kancelarja.

Angela Merkel, ka thirrur në mënyrë të papritur presidentët e Landeve për konsultime të reja mbi masat anti-Covid.

Lajmi u konfirmua edhe nga presidenti i CDU-së, Armin Laschet, duke folur në këshillin rajonal të Westphalias.

Ftesa vjen pas kritikave të forta të konkluzioneve të samitit të dy ditëve më parë, i cili vendosi bllokimin e përforcuar për ditët e Pashkëve dhe zgjatjen e izolimit deri më 18 prill.

Kjo masë, e cila përfshinte “ditët e pushimit” shtesë në krahasim me pushimet e zakonshme, shkaktoi konfuzion të madh dhe u sulmua fuqishëm nga bota ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë