Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish për vizitë në familjen e Klodian Rashës, 24-vjeçari që u vra nga një efektiv policie disa muaj më parë.
Kjo është vizita e tij e katërt që prej vrasjes së të riut në një rrugicë pranë shtëpisë së tij nga një efektiv, me pretendimin se kishte thyer orën policore.
Nevaldo Hajdaraj, polici që vrau Rashën, u arrestua menjëherë dhe është në pritje të dënimit nga gjykata pas provave dhe fakteve të mbledhura deri tani.
Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite të papritur nga kreu i qeverisë në banesën e familjes Rasha.
Ky i fundit, u vra në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivit për të ndaluar.
Vrasja e tij solli një valë protestash të dhunshme në vend, kryesisht në Tiranë nga ana e të rinjve, të cilët kërkonin drejtësi për viktimën.
Nga ana tjetër, reagime të forta pati edhe nga politika, ku dha dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje