Në përllogaritjet e bëra bllokimi i kanalit të Suezit që shërben si rrugë e rëndësishme tregtare po shkakton humbje 9.6 bilion dollarëshe.
Kanali i Suezit lidh lindjen me perëndimin dhe rreth 5.1 bilionë dollarë gjenerohen në ditë nga lëvizjet tregtare të perëndimit dhe 4.5 bilionë nga lindja. Një vështirësi dhe madhe për tregtinë botërore. 185 anije tregtare kanë mbetur pezull në pritje për të nisur udhëtimin nga bllokimi i kanalit nga anija “Even Given” ditën e martë.
Çdo mundim për të lëvizur anijen 400 metra të gjatë ka dështuar është shprehur Autoriteti i Suezit. Nga analizat e bëra të ekspertëve nga kjo ngjarje mund të dëmtohen 13 milionë fuçi me naftë bruto e shpërndarë në 10.000 anije të ndryshme. Ata tregojnë se aty ka edhe sasi të mëdha naftë të pastër.
Koha që do të duhet të largohet anija dhe të qetësohet situata do ta dëmtojë akoma më shumë tregun ekonomik global. Rreth 300.000 anije kanë anuluar lëvizjet e tyre gjatë këtyre 3 ditëve për shkak të bllokimit.
Burimi: AlJazeera
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje