Kemi parë personazhe të njohur teksa vaksinohen dhe ka qenë një proces normal. Kjo ndryshon kur vaksinohet një stilist, aq më pak kur stilisti është Marc Jacobs i cili njihet për veshjet e tija ekstravagante. Ai ka shkuar të vaksinohet i veshur me taka me platformë të lartë, pantallona të shkurta ngjyrë rozë me shkëlqim, këmishë po rozë dhe pallto leopard.

Kjo është veshja për dozën e dytë të vaksinës pasi më herët, në fillim të marsit, ai mori dozën e parë i veshur me pantallona rozë, çizme të zeza me platformë, bluzë të zezë dhe kollare, si plotësim i veshjes.

Cilido qoftë rasti, Jacobs vishet për të, dhe në këtë rast nuk kishte si të vepronte ndryshe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje