Politike

Mediu, të rinjve: Shkoni votoni, merrni fatet e vendit në dorë

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu i renditur i 7-i në listën e PD-së për Tiranën ka zhvilluar një takim me të rinj dhe mbështetës në kryeqytet.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Mediu theksoi se është e rëndësishme që shqiptarët të bëhen bashkë për të vendosur për fatin e tyre.

“Nuk është normale që shqiptarët të largohen në këto përmasa, ata nuk po largohen nga dëshira por po detyrohen te marrin një vendim të tillë padashur. Familja nuk është krijuar për tu ndarë por për të jetuar në paqe së bashku”, tha ai

Ai u shpreh se është detyrë e qeverisë tu shërbejë njerëzve.

”Kjo është një situatë që nuk mund të pranohet më, është një situatë që duhet t`i themi ndal, pavarësisht nga bindjet politike, prandaj them që gjëja më e mirë që mund të bëjmë, është të dalim masivisht për të votuar.”

Ai theksoi se demokracia kërkon angazhim dhe se është detyrë qytetare dhe njerëzore për të votuar dhe për të vendosur për fatin e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë