Shumë nga shkencëtarët dhe doktorët në Turqi mendonin për diçka të dyshimtë në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.
Numri i vdekjeve të zakonshme ishte më i lartë se numri i vdekjeve nga virusi. Numri i infektimeve ishte gjithmonë i ulët.
Në nëntor, shteti turk u “shfajësua” duke thënë se numri i infektimeve ishte i ulët sepse nuk raportonin asimptomatikët, por do të nisnin ta bënin. Sapo rikthyen përfshirjen e tyre numrat e të infektuarëve shkuan nga 7.000 në 30.000 në ditë.
Shoqata e Mjekëve Turq, e drejtuar nga Sebnem Korur Fincanci, u cilësua si terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe u kërkua largimi i kësaj shoqate nga Turqia.

Erdogani dhe homologët e tij nacionalistë “kanë zgjidhjen e duhur” për mjekët apo organizatat skeptike ndaj qeverive. Mbështetur nga një ligj i miratuar në dhjetor nga parlamenti turk, qeveria ka kompetencat të përcaktojë një organizatë apo individ si terrorist, t’i ngrijë fondet, t’i zëvëndësojnë dhe madje t’i largojnë nga vendi.
Pak vende kanë vuajtur aq sulme terroriste sa Turqia, por asnjë shtet nuk ka shpikur aq shumë terroristë sa Erdogan. Dhjetëra njerëz, përfshirë plitikanët kurdë, gazetarët, mësuesit apo punonjës të sistemit të drejtësisë që nga viti 2016. Më shumë se 600.000 vetë janë vënë nën investigim për lidhje me Feytullah Gulen.
Së fundmi, policia turke ka arrestuar 45 studentë të një universiteti prestigjioz në Turqi, sepse Erdogan i akuzoi për terrorizëm, Studentët dëshmojnë dhunën dhe përdhunimet nëpër qeli.
Doktoreshë Fincanci, e dënuar për 30 muaj për veprimtari terroriste, shprehet se ligji i ri e ndihmon qeverinë të veprojë nën frikë ndaj organizatave dhe shoqatave që kanë për detyrë të monitorojnë pushtetin. “Tashmë pushteti po monitoron shoqatat,” u shpreh Fincanci.
Ministria e Shëndetit në Turqi ka raportuar 23.000 vdekje nga Covid-19, por doktorët mendojnë se numri është shumë më i lartë se aq.
Burimi: The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje