Ne rrjet

India bllokon vaksinat për 190 vende pjesëmarrëse të Covax

India ka vendosur një ndalim të përkohshëm në të gjitha eksportet e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca në institutin Serum, i cili furnizon me doza nismën Covax (ku bën pjesë edhe Shqipëria).

India thotë që rritja e rasteve me koronavirus do të thoshte që kërkesa e brendshme për vaksina pritej të rritet në javët e ardhshme, dhe kështu që dozat ishin të nevojshme për Indisë. Ky vendim pritet të ndikojë në furnizimet botërore me vaksina deri në fund të prillit. Rreth 190 vende të varfra presin të furnizohen me vaksina nga Covax.

Shqipëria ka marrë disa javë më parë 38 mijë dozat e vaksinës Astrazeneca nga mekanizmi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në planin e shpërndarjes, COVAX thotë se vaksinat vinin nga fabrika në Indi.

Prodhuesi më i madh i vaksinave në vendin aziatik, Instituti Serum i Indisë (SII), ka vonuar dërgesat e vaksinave të AstraZeneca në disa vende gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë edhe vendet europiane. Përmes Covax, India ka eksportuar më shumë se 60 milion doza vaksinash në 76 vende deri më tani.

Vendimi vjen ndërsa India përballet me një rritje në rastet e koronavirusit. Të mërkurën ajo regjistroi rritjen më të madhe ditore këtë vit, me më shumë se 47,000 raste të reja dhe 275 vdekje.

Ndalimi e eksportit të vaksinave është një masë e përkohshme. Kërkesa e brendshme do të duhet të ketë përparësi,” tha ministria e jashtme indiane. Sipas Nju Dehlit, furnizimet e vaksinave do të jenë të kufizuara deri në prill, por situata mund të lehtësohet në maj.

“Nuk do të ketë asnjë eksport vaksinash, situata në Indi të stabilizohet”, thotë ministria e Jashtme. Edhe pse ky vendim prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë OBSH-në, deri më tani nuk ka pasur asnjë koment zyrtar organizata ose Covax.

Instituti Serum, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, tashmë ka vonuar dërgesat me vaksinat e AstraZeneca në Britani, Brazil, Arabinë Saudite dhe Marok. India ka premtuar se do të prodhojë një miliard doza këtë vit për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë