Ka ndodhur

I dënuari në burgun e Drenovës ndërron jetë në spital

Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Edmond Jonuzaj, i cili ishte dënuar me 12 vite burgim, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite për të shlyer dënimin.

Mësohet se pas mbërritjes në spital, Jonuzaj ka ndërruar jetë. Sipas burimeve, ai është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale si vjedhje dhe plagosje.

Shkaqet e vdekjes së të dënuarit janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë