Ne rrjet

Gjermania mund të përballet me deri në 100,000 raste të reja në ditë

Gjermania mund të përballet me deri në 100,000 raste të reja në ditë. Paralajmërimi erdhi nga presidenti i Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive, i cili parashikon një rritjë të shpejtë të rasteve nëse përhapja e koronavirusit nuk frenohet.

“Mund të kemi 100,000 në ditë,” tha Lothar Wieler në një konferencë javore për shtyp. Paralajmërimi vjen mes raporteve se Gjermania do ta klasifikojë Francën si një zonë me rrezik të lartë, duke mbyllur kufirin mes dy vendeve.

Kancelarja Angela Merkel ka sinjalizuar po ashtu se Gjermania do të forcojë kontrollet kufitare dhe të kërkojë karantinë e detyrueshme për qytetarët që hyjnë në vend.

Së fundmi, qeveria e saj mori një kthese të papritur duke anuluar në momentin e fundit hyrjen në karantinë përpara Pashkëve.

Angela Merkel ka ndërmarrë hapin e pazakontë të kërkimit të faljes publike ndaj kombit, duke thënë se do të anulonte planet për ta futur Gjermaninë nën një bllokim të fortë pas reagimeve kritike të publikut.

Duke iu drejtuar publikut në një konferencë shtypi të mërkurën në mëngjes, kancelarja gjermane tha se plani për të mbyllur kishat dhe dyqanet për një periudhë pesë-ditore kishte qenë gabimi i saj, “dhe gabimet duhen pranuar”.

Pas një takimi të gjatë midis kancelares dhe krerëve të 16 shteteve federale të Gjermanisë të hënën, Merkel kishte njoftuar një zgjatje të bllokimit të pjesshëm deri më 18 prill, si dhe një shtrëngim të kufizimeve nga 1-5 prill për të “thyer rritjen e valës së tretë ”.

Por masat u kundërshtuan nga epidemiologët, shoqatat e biznesit dhe anëtarët e bllokut politik të Merkel.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë