Prej disa kohësh, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu po thekson se, “Edi Rama po planifikon të manipulojë zgjedhjet”.
Ndryshe nga PD që për çdo rast të mundshëm po ngre edhe struktura të posaçme, Mediu kërkon që njerëzit të shkojnë të votojnë. Sepse vetëm pjesëmarrja masive, sipas tij, mund të fitojë mbi fenomenin e manipulimit të votës.
“…25 Prilli Është dita kur ne duhet të tregojmë përgjegjësinë tonë si qytetarë, që marrim në dorë fatin tonë me dinjitet.
Është dita kur ne duhet të dalim të votojmë. Kush nuk voton, nuk llogaritet në një shoqëri. Kush nuk voton lë veten peng, por edhe familjen e tij, krijon pamundësi për të gjithë, për të diskutuar dhe vendosur së bashku.
Prandaj detyra e parë dhe rruga e vetme për të shmangur manipulimin që do të bëjë Edi Rama, është votimi masiv i gjithësecilit nga ne…”, tha Mediu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje