Politike

Fushata e PD, Balla: Basha shpalli aleat virusin

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla nga një takim me banorët e lagjes ‘’5 Maji’’ komentoi çeljen e fushatës elektorale të PD-së.

“Mbrëmë kishim një startim zyrtar të fushatës. Besoj çdo qytetar, çdo shqiptar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka pasur mundësinë që dje të kuptojë dallimin e madh mes asaj që ne jemi dhe që ne përfaqësojmë dhe asaj që kanë qenë, vazhdojnë të jenë dhe do të mbeten ajo çfarë ka mbetur nga ish Partia Demokratike e Shqipërisë.

Dje është bërë dallimi i qartë dhe thirrja ime për çdo qytetar të Shqipërisë është që të mos ta harrojë për asnjë moment atë pamje sa idioteske por edhe kriminale sepse karshillëku ndaj masave anti-Covid, nuk i shërben askujt përveç se sëmundjes dhe pasojave që sjell sëmundja. Shkelja e rregullave është t’i bësh sot aleatin virusit…”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë