Futboll

S’ka heqje pikësh për Lacion, gjykata dënon Lotiton dhe mjekët për çështjen e tamponëve

Ka ardhur edhe sentenca për çështjen e tamponëve të Lacios, që është akuzuar nga Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit për mosrespektim të protokollit anti-Covid. Gjykata Federale ka dënuar me 7 muaj ndalim të ushtrimit të detyrës presidentin Klaudio Lotito dhe nga 12 muaj mjekët Ivo Pulçini dhe Fabio Rodia.

Nuk ka heqje pikësh nga klasifikimi për Lacion, që gjithashtu duhet të paguajë edhe një gjobë prej 150000 eurosh. Akuzat për klubin roman mbështeteshin mbi të gjitha mbi komunikimin e munguar të autoriteteve kompetente shëndetësore dhe izolimin e lojtarëve që kishin rezultuar pozitivë.

Lacio duke festuar një gol. Gazeta Si, 26 mars 2021

Lacio, Lotito, Pulçini dhe Rodia janë shpallur fajtorë, sepse nuk kanë njoftuar autoritetet kompetente për 8 lojtarë që kishin dalë pozitivë pasi kishin kryer tamponin e UEFA-s para sfidës me Bryzhin, më 28 tetor 2020, në Ligën e Kampionëve. E njëjta gjë ndodhi edhe para ndeshjes me Zenitin, kur nuk u komunikua pozitiviteti i lojtarëve të tjerë, Imobiles, Leivas dhe portierit të Kombëtares shqiptare, Tomas Strakoshës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë