Një nga pikat e programit të Bindjes Demokratike është nevoja për ndërhyrje në Kushtetutë. Astrit Patozi argumenton arsyet se pse.
“Ne mendojmë se Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshime në Kushtetutë, sepse na duhet një sistem zgjedhor që të garantojë, jo vetëm barazinë e votës dhe preferencën e zgjedhësit, por edhe korrektimin kombëtar të rezultatit, në rast se do të ruhet patjetër proporcionali rajonal.
Sistemi politik shqiptar duhet të çlirohet nga kontrolli i dy partive të mëdha dhe nga avantazhi i frikshëm i qeverisë, sa herë shkohet për të votuar.
Duhet kufizim me ligj i pushtetit të kryeministrit si dhe të shihet mundësia për aplikimin e votimit të detyruar. Shqiptarët sot janë të shtrënguar më shumë se çdo popull tjetër në botën demokratike të votojnë vetëm një person, i cili pasi zgjidhet si kryeministër na bëhet njëkohësisht president, kryetar parlamenti, kryeprokuror, kryegjykatës, kryetar partie dhe diktues ndaj të gjitha pushteteve të tjera të pavarura”, thotë Patozi.
Sipas tij, privilegjet kushtetuese për shefin e qeverisë duhet të hiqen, në mënyrë që, “në rast se kryeministri rrëzohet me mocion, parlamenti të ketë mundësinë të krijojë një shumicë të re, siç e kanë pothuajse të gjitha vendet demokratike të botës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje