Ne rrjet

“Ekonomia e petullave”, një model ekonomik që po përqafohet nga shumë shtete

Gjithnjë e më shumë shtete po përqafojnë një model ekonomik të njohur si  “ekonomia e petullave” për të ndihmuar në rikuperimin e krizës së Covid-19 dhe për të zvogëluar ekspozimin ndaj krizave në të ardhmen.

Ekonomistja britanike dhe autore e “Ekonomiksit të Petullave”, Kate Raworth, beson se është thjesht çështje kohe para se ky model të miratohet në nivel kombëtar.

 Amsterdami u bë qyteti i parë në mbarë botën që zbatoi zyrtarisht ekonominë e ‘petullave’ në fillim të prillit të vitit të kaluar, duke e nisur këtë iniciativë në një kohë kur vendi kishte një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë në botë nga pandemia e Covid-19.

Qeveria e Amsterdamit tha në atë kohë se me këtë model shpresonte të rikuperohej nga kriza dhe të shmangte krizat e ardhshme.

Siç është përshkruar në librin e Raworth 2017, “ekonomia e petullave” synon të “veprojë si një busull për përparimin njerëzor”, duke rigjeneruar ekonominë e këtij shekulli.

Qëllimi i modelit është të sigurojë që askujt mos t’i mungojnë gjërat e domosdoshme të jetës, nga ushqimi dhe uji te barazia shoqërore dhe zëri politik si dhe të sigurojë që njerëzimi të ketë toka pjellore dhe një klimë të qendrueshme.

Duke përdorur një diagram të thjeshtë të një petulle amerikane (donut), Raworth sugjeron që unaza e jashtme e petullës përfaqëson tavanin mjedisor të Tokës ndërsa ajo e brendshme përfaqëson një seri standardesh minimale sociale për të cilat është rënë dakord ndërkombëtarisht.

Modeli, i cili më parë është vlerësuar nga Papa Françesku, ka marrë shumë vëmendje gjatë krizës globale të shëndetit.

Studiuesit dhe ekonomistët argumentojnë se sistemi aktual ekonomik sakrifikon si njerëzit ashtu edhe mjediset në një kohë kur gjithçka, nga zhvendosja e modeleve të motit në ngritjen e niveleve të detit, është në përmasa globale dhe e paparë ndonjëherë në natyrë.

Rreth pesë muaj pasi Amsterdami vuri bast që ky model ekonomik do të rikuperonte ekonominë , rajoni i Brukselit zyrtarisht e përqafoi atë, duke e përdorur si një portret për një ekonomi të qëndrueshme dhe të lulëzuar.

Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë