Bota

Spitalet në Paris drejt kolapsit, mjekët do të zgjedhin pacientët

Mjekët në Paris thonë se shtimi i infeksioneve me koronavirus mund të mbingarkojnë së shpejti kapacitetet spitalore duke i detyruar të zgjedhin se cilin pacient të trajtojnë.

Paralajmërimet shqetësuese erdhën të dielën përmes shkrimeve editoriale në gazeta të nënshkruara nga dhjetëra mjekë të Parisit. Thirrjet alarmante vijnë ndërsa Presidenti Emmanuel Macron ka mbrojtur me forcë vendimin e tij për të mos mbyllur përsëri tërësisht Francën si një vit më parë.

Që nga janari, qeveria e zotit Macron ka zbatuar orën policore gjatë natës në mbarë vendin si dhe ka vënë kufizime të tjera në përpjekje për të frenuar shkallën e lartë të infektimeve.

Mjekët po ngrenë zërin për një mbyllje të plotë të vendit dhe paralajmërojnë se ata do të detyrohen të zbatojnë “metoda katastrofike mjekësore” së shpejti, sapo rastet e infektimeve të arrijnë kulmin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë