Shtatëdhjetë për qind e pacientëve që po trajtohen aktualisht për Covid-19 në spitalet përreth Greqisë janë të rinj, një pjesë e mirë e të cilëve po intubohen.
Presidentja e shoqatës së mjekëve të spitalit të Athinës dhe Pireut (EINAP) Matina Pagoni tha të hënën se “është tragjike” të detyrohesh të intubosh njerëz të moshës 35 deri 50 vjeç, të cilët nuk kanë ndonjë problem themelor shëndetësor.
Ajo tha se shkaku i rritjes së shpejtë të rasteve të reja është përhapja e shpejtë e varianteve të reja të koronavirusit, të cilat po transmetohen deri në 60% më shumë në mesin e popullatës së re.
Duke folur për të njëjtin kanal televiziv të hënën, Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias tha se do të varet nga komiteti i ekspertëve që këshillojnë qeverinë për të rekomanduar një datë të mundshme për rihapjen e sektorit të shitjes me pakicë, duke vënë në dukje presionin mbi sistemin shëndetësor mbetet e lartë.
Bazuar në të dhënat e fundit të siguruara, në vendin fqinj ka 735 pacientë të intubuar, duke shënuar kështu numrin më të madh që nga fillimi i pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje