Politike

Yuri Kim takon kryetaren e OSBE/ODIHR: Në terren edhe ekipi ynë i vëzhguesve, bashkë më mua

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, Urszula Gacek, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane ka nënvizuar se edhe SHBA do të këtë në terren vëzhguesit e saj për zgjedhjet e 25 prillit, përfshi edhe atë vetë.

“Diskutuam me Ambasadoren Urszula Gacek, kryetare e OSBE-ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, përgatitjet për zgjedhjet më 25 Prill. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit kontribuues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin e saj (përfshirë edhe mua) në zona përreth vendit”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë