Kryeministri italian Mario Draghi është i bindur se Europa do të mund ta arrijë imunitetin e tufës nga fundi i korrikut, bazuar në furnizimin aktual të vaksinave.
“Furnizimet e vaksinave të siguruara nga Komisioni për muajt e ardhshëm duhet të jenë më se të mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës në muajin korrik në të gjithë Europën”, tha Draghi në një deklaratë nga zyra e tij.
Kryeministri italian deklaroi po ashtu se numri i vaksinimeve “po përmirësohet shpejt” dhe i kërkoi BE të jetë optimiste.
“Qëllimet e vendosura për prillin dhe majin, në lidhje me furnizimet e vaksinave dhe numrin e vaksinave, të barabarta me gjysmë milioni të vaksinuar në ditë, nuk duken më aq të largëta,” tha ai.
Italia është aktualisht në mes të një izolimi, ndërkohë që qeveria përpiqet të përmbajë një rritje të rasteve me koronavirus, kryesisht për shkak të pranisë së varianteve të reja.
Masat e vendosura për të zvogëluar përhapjen e virusit kanë qenë efektive në të gjithë vendin, sipas kryeministrit italian.
Sipas autoriteteve të vendit, Italia ka vaksinuar 9.5 milionë persona, por nën 3 milionë kanë marrë një dozë të dytë. Dhe për shkak të vonesave vetëm 53% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç janë ende duke pritur për dozën e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje