Futboll

Anglia përdor Kupën si event-pilot për rikthimin e tifozëve në stadium

Dy gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë, të programuara për t’u luajtur në mes të muajit prill në “Wembley”, janë përfshirë mes eventeve-pilot që qeveria britanike do të përdorë si teste për të studiuar efektin e hapjes së impianteve sportive në raport me infektimin nga Covid-19.

Të shtunën e 17 prillit luhet gjysmëfinalja e parë mes Çelsit dhe Mançester Sitit, ndërsa ditën tjetër do të përballen Leiçesteri me Southemptonin. Nuk është vendosur ende sa spektatorë mund të jenë të pranishëm në këto dy ndeshje, por “Daily Mail” shkruan se qeveria ka në plan të bëjë një hapje të pjesshme të stadiumeve.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me finalen e “FA Cup”, që do të luhet në maj. Po këtë muaj zhvillohet edhe kampionati botëror në bilardo, në Shefilld, një tjetër event-pilot në lidhje me rikthimin e tifozëve në Angli.

Në këto ngjarje sportive, me shumë mundësi do të përdoret edhe pasaporta e vaksinës, ose të paktën një aplikacion që vërteton, nëse një tifoz është vaksinuar, apo ka kryer një tampon që ka rezultuar negativ gjatë 48 orëve të fundit, që të lejohet të ndjekë ndeshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë