Kur BE njoftoi planet e saj për një “certifikatë digjitale të gjelbër” këtë muaj, industria e turizmit dha shpresa se turizmi i verës mund të shpëtohej.
Që nga fillimi i pandemisë, koncepti i një “pasaporte vaksine” është propozuar rregullisht.
Pasi të vaksinohet kundër Covid-19,personi mund të ketë mundësi të lëvizë edhe në vende që janë nën bllokim të masave kufizuese.
Certifikata e BE-së, e cila shmang përdorimin e termit “pasaportë”, do të krijonte një sistem digjital të përbashkët për Europën, në formën e një aplikacioni për smartphone, për të vërtetuar nëse personi e ka kryer vaksinimin.
Komisioneri i Drejtësisë i BE,Didier Reynders, tha për CNBC se një qasje e përbashkët në të gjithë BE-në për një certifikatë të tillë, do të “rikthejë gradualisht lëvizjen e lirë” në rajon.
Por lidhur me këto pasaporta, janë dy aspekte që shqetësojnë ekspertët përkatës, privatësia e tyre dhe etika.
Hartuesit e privatësisë janë shprehur se këto certifikata mund të jenë shumë të aksesueshme për t’ua vjedhur të dhënat dhe në këtë lloj mënyre ata mund të përdoren nga dikush tjetër.
Pra, një tjetër person, vjedh të dhënat e personit që realisht e ka kryer vaksinimin dhe merr lejen për të lëvizur.
Apple dhe Google kanë bashkëpunuar më parë në krijimin e standardeve për gjurmimin e kontakteve në smartphone dhe BE sugjeroi që gjigandët e teknologjisë të bashkëpunojnë me OBSH për diçka të tillë por kjo e fundit nuk ka pranuar.
Tani, ndërsa vaksinat në të gjithë botën po shpërndahen me ritme të shpejta, perspektiva e këtyre pasaportave ose certifikatave digjitale ka tërhequr vëmendjen e shumë industrive të ndryshme.
Më të prirurat për të ndjekur këtë teknologji në mënyrë që të rihapen udhëtimet globale janë industritë e aviacionit dhe turizmit.
Katherine Kaczynska, ndihmëse drejtoreshë e komunikimeve të koroporatave në IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror) tha se ky aplikacion do të fokusohet shumë tek vërtetimi se vaksinimi i personit është kryer realisht.
“Ne jemi duke punuar ngushtë me qeveritë sepse duhet të sigurohemi që gjërat janë të ndërveprueshme .
Janë qeveritë që duhet të dalin me një standard për certifikatat digjitale të vaksinave dhe pastaj duhet të sigurohemi që funksionon me ‘IATA Travel Pass’ dhe me aplikacione të tjera atje.”-tha ajo
Fillesat e çdo shërbimi digjital ngrejnë pyetje rreth privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave.
IATA po punon me Evernym, një firmë blockchain që ka punuar në projekte të ndryshme për identitete digjitale të decentralizuara.
“Gjëja kryesore me ‘IATA Travel Pass’ është se të dhënat nuk ruhen në asnjë mënyrë në një bazë qendrore të të dhënave. Ata ruhen në telefonin e pasagjerit. ”-tha Kaczynska.
Sipas Komisionit Europian, sistemi i propozuar i BE do të kërkojë vetëm “informacion thelbësor” që përfshin të dhënat e vaksinës ose testit dhe një identifikues unik për certifikatën.
Aspekti i dytë që shqetëson ekspertët është edhe etika e shëndetit.
Nicole Hassoun, një pedagoge në “Universitetin Binghamton” e specializuar në etikën e shëndetit publik, tha që vendosja e çdo lloj pasaporte vaksine në një shkallë masive kërkon të jetë e mirëmenduar.
“Pasaportat ose certifikatat duhet të marrin në konsideratë përjashtimet për të shmangur çdo diskriminim për njerëzit që nuk janë ende të vaksinuar ose kanë arsye shëndetësore për të mos u vaksinuar. Nëse do lejohet një lloj sistemi pasaportash, duhet të ketë përjashtime shëndetësore. -tha ajo për CNBC.
Një shqetësim i veçantë për të është fakti se vaksinat janë ende shumë të reja.
“Ndërsa të dhënat që vijnë nga vende si Izraeli japin shpresë, duhen më shumë të dhëna për të verifikuar se sa efektive janë vaksinat e ndryshme në uljen e transmetimit dhe si do të jetë imuniteti afatgjatë.
Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që po bën sektori privat dhe asaj që po bëjnë qeveritë dhe të sigurohemi që ato të jenë të drejta për të gjithë.”-shtoi Husson.
Ndërsa kombet perëndimore si Britania e Madhe dhe SHBA ecin përpara, ka shumë vende që kanë mbetur prapa me vaksinimin, siç është Brazili.
Për BE-në, ora kur do të ketë gati certifikatën digjitale të gjelbër për sezonin e verës është shumë e afërt.
Burimi: CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje