Në takimin me naftëtarët e Ballshit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishte një ftesë.
“Bëhuni bashkë siç keni qenë në ditët më të vështira! Dilni masivisht dhe votoni! Mos lini askënd në shtëpi pa votuar!”. Mos lini askënd në shtëpi duke uruar: ‘Ah, sikur të ndryshonte ekonomia! Sikur të ndryshojë arsimi! Sikur të ndryshojë shëndetësia!’ Se me të uruar, asgjë nuk do të ndryshojë, por me votën tuaj ne do të bëjmë të mundur që gjërat ndryshojnë, që ju të fitoni, Ballshi të fitojë dhe Shqipëria te fitojë…”
Ajo që ka penguar zgjidhjen e drejtë dhe afatgjatë të problemit të naftëtarëve në Ballsh, sipas Bashës, ka qenë politika.
Vetë Basha nga ana e tij premtoi një politike të re.
“Politika e drejtë, politika me fytyrë njerëzore, politika që jua njeh hallet në shtëpitë tuaja, politika që i ka dëgjuar fëmijët tuaj, në shtëpitë tuaja, në lagjet tuaja, në ato pallatet 3-katshe pas tregut, brenda në treg, me bizneset e vogla, në takimet që kemi bërë, në grevat e urisë, këtu para derës së rafinerisë dhe ju them: ua ndjej dhimbjen, ua kuptoj vuajtjen dhe di dhe do tu jap zgjidhje këtyre problemeve për një Ballsh normal, për një Mallakastër të punës dhe për një Shqipëri që punon dhe jeton me djersën e ballit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje