Kryeministri Edi Rama, ka ndjekur nga afër këtë të mërkurë procesin e vaksinimit masiv të grupmoshës mbi 70 vjeç në Vaun e Dejës, në qarkun Shkodër.
I shoqëruar nga deputeti socialist Ilir Beqaj, Rama ka përshëndetur të moshuarit që prisnin radhën për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze, “Sinovac”.
Shefi i qeverisë, theksoi se nuk do të mbetet asnjë i moshuar i kësaj grupmoshe pas u vaksinuar, duke ndjekur një radhë.
Ndërkohë, deputeti Beqaj deklaroi se qendra shëndetësore në Vaun e Dejës është ndërtuar para pak vitesh, pasi më përpara ka qenë e vendosur në një godinë me dërrasa.
Ai e njohu kryeministrin me ndryshimet e bëra në këtë zonë me disa banesa të ndërtuara para 50 vitesh.
Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv në të gjithë vendin për grupmoshën mbi 70 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi një ditë më parë se deri tani janë vaksinuar mbi 100 mijë persona në të gjithë vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje