I dërguari i Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer i ka bërë thirrje sot Bashkimit Europian të nisë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Duke folur për Zërin e Amerikës në Shkup, Palmer tha se Brukseli zyrtar duhet të mbajë sa më shpejt konferencën ndërqeveritare për hapjen e kapitujve për anëtarësim e dy vendeve.
“Mendojmë se kjo është urgjent. Konsiderojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë mbajtjen e Konferencën Ndërqeveritare dhe hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim. Dëshirojmë shumë të shohim që ajo të mbahet këtë vit”, theksoi Palmer.
Zëvendës ndihmës sekretari theksoi se SHBA-ja dëshiron që BE të tejkalojë të gjitha pengesat e brendshme, duke theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përfunduan një punë të vështirë, duke ndërmarrë reformat e nevojshme.
“BE duhet të mbajë Konferencën Ndërqeveritare dhe të vendosë këtë proces në rrugën e duhur”, tha diplomati amerikan.
Palmer theksoi se Uashingtoni deklaroi po ashtu se do të dëshironte që Shkupi dhe Sofja të zgjidhin konfliktet duke i hapur kështu rrugën anëtarësimit në BE . “Me siguri askush nuk dëshiron të shohë një aleat i NATO-s, një partner i NATO-s të kërcënojë tjetrin”, tha Palmer.
Duke theksuar se lufta kundër korrupsionit është një nga vlerat themelore të anëtareve të Bashkimit Europian, Palmer theksoi se SHBA-ja pret që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të “bëjë punë më të mirë” në luftën kundër korrupsionit.
I dërguari i Special për Ballkanin Perëndimor u ndal po shut tek anulimi i regjistrimit të popullsisë, duke i dalë në krah shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe duke i bërë thirrje opozitës që të mos bojkotojë këtë proces.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje