Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një vizitë në qytetin e Korçës, me një pritje akoma më grumbulluese sesa herët e tjera.
Pritja filloi nga qyteti i Pogradecit për të vijuar më pas në Korçë me mbështetësit demokratë.
Duke hipur mbi makinë, me statujën e Skënderbeut pas, Basha iu drejtua turmës së demokratëve:
“…Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton!” –tha Basha.
Basha u ndal në vendin e quajtur Lëndina e Lotëve, e cila njihet si udhëkryq rrugësh që niseshin historikisht korçarët apo qiraxhinjtë drejt kurbetit. Ai gjithashtu ka ndezur një qiri në homazh të emigrantëve dhe u dha lule disa grave dhe vajzave.
Më pas Basha zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë me të rinjtë demokratë të Korcës të mbledhur në lulishten e qytetit.
Në një tjetër takim me mësues e pedagogë, Basha tha: “Është një turp i madh niveli i pagave të pedagogëve shqiptarë. Është një turp i pagëlltitshëm për këdo që çmon arsimin, për këdo që çmon dijen, për këdo që çmon intelektualët e vërtetë, shkencëtarët. Dhe si dikush që ia dedikon një pjesë të madhe të suksesit personal arsimit, produkt i arsimimit në një universitet cilësor, dua t’ju garantoj se hapi i parë do të jetë që për universitetet publike do të nisim menjëherë me rritjen e pagave dhe vendosjen e pagës minimale. Rritje që do të vazhdojë për gjatë 4-vjeçarit dhe është e buxhetuar në planin tonë të punës, që në 25 prill kemi bindjen që do të kthehet në planin e qeverisjes së shqiptarëve”.
Për vizitën e Bashës në Korçë ku dukshëm u shkelën rregullat anti-COVID reagoi sërish kryeministri Rama.
“Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv”, shkruan Rama, duke postuar foto nga vaksnimi ne Tirane
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje