Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas mbarimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, do të fillojë vaksinimi i grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri.
“Sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70-vjeç e lartë, do zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër.
Vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç në vend vijon qysh prej ditës së dielë.
Ndërkohë gjatë muajit Prill pritet të vijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje