Austria ka kërcënuar Komisionin Europian se do të bllokojë blerjen e 100 milion dozave të vaksinës Pfizer nëse Vjena nuk merr më shumë doza të vaksinave në dispozicion në Bashkimin Europian. Kancelari austriak Sebastian Kurz kërkon që vendi i tij të marrë një pjesë më të madhe të dozave, edhe pse të dhënat tregojnë se Austria nuk është ndër vendet me nevojën më të madhe për vaksina. Megjithatë, ai ka vendosur një ultimatum që sipas ekspertëve mund të rrezikojnë furnizimin e BE-së me vaksina.
Lufta mes Austrisë dhe KE po bëhet për dërgesën e ardhshme të Pfizer.
BE në muajt e ardhshëm mund të marrë 10 milion doza nga BioNTech / Pfizer si pjesë e një kontrate të dytë me prodhuesin gjermano-amerikan për të blerë një shtesë prej 100 milion vaksinash. Këto doza fillimisht pritej të dorëzoheshin në fund të vitit 2021, por kompania ka thënë se mund të japë 10 milion doza këtë muaj dhe pjesën tjetër përpara qershorit. Njoftimi ka shkaktuar një luftë midis vendeve të BE të cilat po llogarisin shpërndarjen e vaksinave në bazë të popullsisë.
Në një samit mes disa prej udhëheqësve të BE-së, Kurz duke përsëritur kërkesën e tij për doza shtesë. Ndërsa samiti përfundoi me udhëheqësit që ri konfirmuan se shpërndarja do të bëhej duke u bazuar në numri e popullsisë, udhëheqësit gjithashtu caktuan ambasadorët e BE të merreshin me shpërndarjen e 10 milion dozave, duke lënë të hapur një mundësi që kombet në nevojë më të madhe do të merrnin më shumë.
Austria nuk priti që ambasadorët të kishin një diskutim para se të rrisnin presionin.
Në një takim të bordit drejtues të vaksinave të BE-së të martën në, Austria kërkoi edhe një herë doza shtesë, këtë herë me një kërcënim se do të bllokonte Komisionin për blerjen e 100 milion dozave, nëse Vjena nuk e merrte atë që kërkonte.
Diplomatët nga disa vende të BE shprehën zemërim rreth kërcënimit të Austrisë dhe mundësinë që BE mund të humbasë 100 milion doza nëse blerja e tyre nuk konfirmohet brenda një afati të mesit të Prillit.
Një diplomat i BE shprehu zemërim se Austria po bllokon blerjen e doza për shtetet anëtare në nevojë të madhe, si Letonia dhe Bullgaria”.
“Kjo tregon se Kurz është i gatshëm të rrezikojë jetën e 50 milion evropianëve për të marrë diçka për të cilën as nuk i duhet,” tha diplomati. Një diplomat tjetër tha se Austria kishte treguar pak vëmendje për nevojat e vendeve të tjera. “Solidariteti është një rrugë me një drejtim për në Vjenë dhe askush tjetër nuk ka rëndësi,” tha diplomati .
Vende të shumta të BE-së kanë theksuar se Austria po ecën më mirë se shumica e 27 në shpërndarjen e vaksinave. /Politico.Eu/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje