Tübingen, një qytet i vogël në jug të Gjermanisë, është në krye të renditjes së udhëtarëve evropianë.
Meritat i takojnë kryebashkiakut të të Gjelbërve, Boris Palmer, i cili, në mes të valës së tretë të Covid 19, ka zgjedhur një rrugë alternative dhe eksperimentale pas bllokimit global.
Në qytetin afër Shtutgardit, me një “biletë ditore” (Tagesticket), e cila merret duke paraqitur një certifikatë me një tampon negativ, banorët marrin një byzylyk për hyrjen falas në dyqane dhe bare.
Rihapja ka ngritur një debat të nxehtë në Gjermani. Infeksionet, në Tübingen, nuk duket se po ulen, por të dhënat e mbledhura përmes këtij eksperimenti, do të jenë objekt i studimit universitar.
“Ne kemi një kërkesë për të dhënë një perspektivë dhe një mundësi. Sipas mendimit tim, është mjaft e sigurt, kur të gjithë testohen dhe të shijohet jeta në qytet.
Është kjo ajo që duam të provojmë”, ka shpjeguar kryetari i bashkisë, Boris Palmer. Ndërkohë, qyteza me 90,000 banorë, tashmë po tërheq vizitorë nga i gjithë vendi. Teatrot dhe kinematë janë rihapur, ashtu si restorantet dhe dyqanet jo-thelbësore.
Jeta duket se është rikthyer në një lloj normaliteti, megjithëse, nëse dikush kërkon të hyjë në një dyqan publik, nevojitet nënshtrimi i një tamponi ditor.
Nëntë pika grumbullimi janë ngritur për qytetin për teste falas. Eksperimenti i Tübingen-it në Gjermani, do të zgjasë deri më 18 prill, pastaj do të studiohet nga profesorët dhe shkencëtarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje